E dhimbshme: I riu nga Lipjani humb jetën në një aksident fatal në Austri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    E dhimbshme: I riu nga Lipjani humb jetën në një aksident fatal në Austri

    Insajderi
    13 April 2025 - 22:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një tragjedi e rëndë ka prekur familjen Bardhi, pasi që i riu nga Kosova, Albion Bardhi, ka humbur jetën në një aksident rrugor në Austri.

    Lajmin për vdekjen e të ndjerit e kanë bërë të ditur familjarët e tij nëpërmjet rrjeteve sociale. I ndjeri u aksidentua teksa ishte me motoçikletë, shkruan Insajderi.

    NJOFTIM MORTOR Me dhimbje të thellë ju njoftojmë shokë, miqët dhe dashamirët se u nda nga jeta Albion Bardhi! Për datën e varrimit ju njoftojmë me kohë! Pusho i qetë, Albion”, thuhet në njoftimin e familjes.

    I ndjeri ishte me prejardhje nga fshati Magure e Lipjanit. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark