E dhimbshme: Këta janë nënë e bir që dyshohet se u mbytën në pishinë/Foto - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    E dhimbshme: Këta janë nënë e bir që dyshohet se u mbytën në pishinë/Foto

    Insajderi
    12 June 2025 - 20:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje tragjike ka tronditur sot komunën e Deçanit, ku nënë e bir dyshohet se kanë humbur jetën si pasojë e mbytjes në një pishinë. Viktimat janë Elzina Halit Ramosaj dhe djali i saj i mitur, Eloni, shkruan Insajderi.

    Lajmin e hidhur e ka bërë publik kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka shprehur dhimbjen dhe tronditjen për humbjen e dy jetëve të reja.

    “Na e keni vrarë zemrën sot! Lagjës sonë ka me i mungu buzëqeshja e mirësia jote, Elzina Halit Ramosaj, dhe birit tënd, Elonit!”, ka shkruar Ramosaj.

    Detajet e ngjarjes ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet, por dyshohet se vdekja e tyre ka ndodhur në një pishinë.

    Insajderi ka kontaktuar edhe policinë për rastin, por deri tani nuk kemi pranuar përgjigje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark