E dhimbshme: Kjo është 21-vjeçarja kosovare që humbi jetën pas aksidentit në Gjermani - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    E dhimbshme: Kjo është 21-vjeçarja kosovare që humbi jetën pas aksidentit në Gjermani

    Insajderi
    15 July 2025 - 23:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjermani, ku një vajzë 21-vjeçare nga Kosova ka ndërruar jetë pas një vetaksidenti të rëndë në autostradën B28, në afërsi të qytetit Reutlingen.

    Sipas mediave gjermane, aksidenti ndodhi të enjten, kur e reja me inicialet Y.H., duke udhëtuar me veturën e saj nga Metzingen drejt Reutlingen, humbi kontrollin mbi automjetin. Si pasojë, vetura doli nga rruga dhe u përmbys disa herë, duke pësuar dëmtime të rënda.

    Bëhet fjalë për Yllka Hotin, vdekjen e së cilës e kanë konfirmuar familjarët e saj në rrjete sociale.

    Ata kanë publikuar edhe detaje për varrimin e së ndjerës, që pritet të mbahet në Hoçë të Vogël në Rahovec nesër.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark