E dhimbshme: Kokajt i zgjati gëzimi vetëm një ditë, fshinë postimin pasi zbulon se u mashtrua për “konferencën shkencore të Parisit" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    E dhimbshme: Kokajt i zgjati gëzimi vetëm një ditë, fshinë postimin pasi zbulon se u mashtrua për “konferencën shkencore të Parisit”

    Insajderi
    15 May 2022 - 23:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Jahja Kokaj, ka vendosur të mos marrë pjesë në një konferencë në Paris, thirrjen nga e cila e kishte bërë publike në llogarinë e tij në Facebook.

    Ai, madje e ka fshirë ftesën, e asaj që i ishte prezantuar si konferenca e parë e inxhinierisë dhe teknologjisë “ECETECH 2022″, ku ishte njoftuar se të gjitha shpenzimet i kishte të hequra.

    Pasi mori një koment në postimin e tij, ai e kuptoi që ishte mashtruar.

    Por lidhur me akomodimin e tij, analisti Nezir Kraki i ka komentuar që të bëjë kujdes nga një mashtrim i mundshëm në Internet. Gjë që doli të jetë e vertetë.

    Në komentin e tij, Kraki thotë se pas një verifikimi që ka bërë del se Konferenca në fjalë dhe të gjitha logjistikat e lidhura me të janë një mashtrim I orkestruar me mjeshtri.

    “Prandaj ju ftoj te mos beni pagesen 650€ per « para-regjistrim » sepse do i humbni ato para”, shkruna në koment Kraki.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark