E dhimbshme: Kryefamiljari rom që u rrah nga sigurimi është në terapi kundër leukemisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    E dhimbshme: Kryefamiljari rom që u rrah nga sigurimi është në terapi kundër leukemisë

    Insajderi
    22 November 2021 - 11:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Avokati, Arianit Koci, ka deklaruar një tjetër fakt të dhimbshëm për të rrahurit në një qendër tregtare në komunën e Prizrenit.

    Në video absolutisht shqetësuese shihet se si sigurimi sulmon disa qytetarë kosovarë të komunitetit rom.

    Ata u tha të ishin sulmuar për mungesë të maskës ndaj pandemisë, edhe pse vetëm një djalë i vogël i tyre nuk kishte pasur diçka të tillë.

    Kryefamiljari që u rrah, thotë avokati Arianit Koci, është në terapi kundër leukemisë.

    Statusi i plotë:

    Kryefamiljari rom, që është rrahur nga sigurimi në një qendër tregtare në Prizren (shih videon në postimin e mëparshëm) – qenka në terapi kundër leukemisë! 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark