E dhimbshme: Ky është 15-vjeçari që vdiq në aksidentin tragjik në Sekiraçë të Podujevës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    E dhimbshme: Ky është 15-vjeçari që vdiq në aksidentin tragjik në Sekiraçë të Podujevës

    Insajderi
    10 July 2025 - 22:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Sekiraçë, në magjistralen Podujevë–Prishtinë, ku si pasojë ka humbur jetën një person i mitur.

    Viktima është Benjamin Hasani, 15 vjeç, nxënës i shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Enver Maloku” në Podujevë.

    Pas lajmit për ngjarjen tragjike, shkolla ka reaguar me një njoftim publik, duke shprehur dhimbje të thellë për humbjen e nxënësit të tyre.

    “Me pikëllim morëm lajmin për aksidentin tragjik ku humbi jetën nxënësi ynë, Benjamin Hasani. Humbja e tij është e madhe për familjen, arsimtarët dhe shokët e klasës. Do të të kujtojmë gjithmonë me mall”, thuhet në reagimin e shkollës “Enver Maloku”./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark