E dhimbshme: Ky është 31-vjeçari që humbi jetën pasi dyshohet se u godit nga lisi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    E dhimbshme: Ky është 31-vjeçari që humbi jetën pasi dyshohet se u godit nga lisi

    Insajderi
    24 August 2025 - 21:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person i moshës përreth 31-vjeçare ka humbur jetën, ku dyshohet se i njëjti ka marrë lëndime nga një lis. Ngjarja ka ndodhur në rajonin e Gollakut.

    Viktima është identifikuar si Lirim Gashi, i moshës rreth 31-vjeçare.

    Lajmin për vdekjen e të ndjerit e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

    “Rreth orës 17:00, policia ka pranuar një informatë për një person të lënduar rëndë (dyshohet si pasojë e rënies së një trungu druri). Personi i lënduar L. G, mashkull, 31 vjeç, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor”, bëri të ditur Pllana për Insajderin.

    Policia ka njoftuar se njësitet hetimore dhe po zhvillojnë hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark