E dhimbshme: Logo e BE-së në mbajtësen e çelësave të një viktime civile në Ukrainë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    E dhimbshme: Logo e BE-së në mbajtësen e çelësave të një viktime civile në Ukrainë

    Insajderi
    03 April 2022 - 19:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një foto shumë e dhimbshme po qarkullon në internet ku shihet dora e një gruaje e cila është vrarë në qytetin Irpin të Ukrainës.

    Ky qytet ka kohë që po qëndron ndaj sulmeve të njëpasnjëshme të agresorit rus.

    Viktima, që është një civile banore e këtij qyteti, ka pasur në dorë çelësat dhe në to shihej edhe logo e BE-së.

    “Çmimi i lirisë. Trupi i një gruaje të re në Irpin, e cila pagoi çmimin përfundimtar për dëshirën e Ukrainës për të qenë Europiane”, shkruan personi që e ka shpërndarë këtë foto.

    Sot përndryshe kanë dalë në pah edhe barbaritë që janë kryer nga trupat e Putinit në Bucha ku janë masakruar një numër i madh i civilëve, që ka shkaktuar edhe reagime ndërkombëtare për shkelje flagrante të të drejtave të njeriut.

    Rusia ka sulmuar caqe të ndryshme civile prej fillimit të agresionit ndaj Ukrainës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark