Ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare mjeku nga Istogu, Halit Imeri, i cili prej shumë vitesh punonte në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës,
Ai ishte po ashtu profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët dhe kolegët e tij nga Oda e Mjekëve të Kosovës.
Specializimin për Radiologji diagnostike ai e ka përfunduar në Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb, ku gjithashtu ka përfunduar edhe studimet pasdiplomike.
Varrimi i Prof. Asoc. Dr. Halit Ymeri, do të bëhet nesër, në varrezat e fshatit Uçë në Istog.