E dhimbshme: Ndërron jetë në spital gruaja nga Gjakova e cila u aksidentua para disa ditësh - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    E dhimbshme: Ndërron jetë në spital gruaja nga Gjakova e cila u aksidentua para disa ditësh

    Insajderi
    16 May 2022 - 22:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot, në orët e pasdites, ka ndërruar jetë në spital 85-vjeçarja nga Gjakova e cila ishte aksidentuar para disa ditësh në fshatin Berkoc, derisa ishte si pasagjere në veturën e një familjareje.

    Kështu kanë bërë të ditur për Sinjalin nga Spitali Rajonal i Gjakovës dhe kanë njoftuar se e moshuara vdiq përkundër intervenimeve të mjekëve, pasi e njëjta kishte pësuar lëndimeve të rënda trupore.

    Nga 12 maji, kur ndodhi vetaksidenti, viktima ishte duke u trajtuar në repartin Kirurgjik, deri më sot, kur edhe ndërroi jetë.

    Aksidenti që ndodhi atë ditë u shkaktua pasi shoferja e veturës nga pakujdesia, e kishte humbur kontrollin mbi veturë, me ç’rast kishte dalë jashtë rrugës, duke përfunduar në një deponi të mbeturinave.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark