Një 45-vjeçar shqiptar ka humbur jetën mesditën e së martës pasi dyshohet se është goditur nga energjia elektrike.
Ngjarja ka ndodhur në Larisa të Greqisë në një njësi blegtorale që ndodhet në Karya Olympos.
Mediat greke shkruajnë se fillimisht për ngjarjen është njoftuar ambulanca e EKAB, për të shkuar në një njësi blegtorale që ndodhet në Karya Olympos, ndërsa ekipet e shpëtimit mbërritën në vendngjarje, por gjetën të vdekur një 45-vjeçar me origjinë shqiptare, trupin e të cilit e morën dhe e transportuan në Spitalin Universitar të Larisës.
Burime paraprake bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pas një goditje elektrike nga një makineri krasitjeje.
Policia po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve të incidentit.