E dhimbshme: U aksidentua në krye të detyrës, vdes shefi i Operativës së Zjarrfikësve të Gjakovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    E dhimbshme: U aksidentua në krye të detyrës, vdes shefi i Operativës së Zjarrfikësve të Gjakovës

    Insajderi
    08 July 2025 - 21:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kaqun Lima, shefi i Operativës së Zjarrfikësve të Brigadës së Gjakovës, ka vdekur në aksident derisa ishte në detyrë.

    Lajmin e ka bërë të ditur Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave, me anë të një shkrimi në ‘Facebook’, shkruan Insajderi.

    Me keqardhje u informuam për ndarjen nga jeta të Kaqun Limës, shefit të Operativës në Brigadën e Zjarrfikësve të Gjakovës. Ai u aksidentua sot rreth orës 15:30 në Mejë, ndërsa ishte në krye të detyrës, dhe ndërroi jetë në QKUK në Prishtinë“, ka shkruar ai.

    Lajmin e kanë konfirmuar Brigada e Zjarrfikësve në Gjakovë dhe Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë“. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark