E dhimbshme: Vdes në rrethana të paqarta i riu nga Lipjani - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    E dhimbshme: Vdes në rrethana të paqarta i riu nga Lipjani

    Insajderi
    07 July 2025 - 11:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I riu Agon Zejnullahu ka humbur jetën në Lipjan, në orët e para të së hënës.

    Rrethanat e vdekjes së të riut ende mbeten të paqarta, sakaq media i është drejtuar Policisë për detaje lidhur me rastin, por që ende nuk ka marrë asnjë informacion.

    Ngushëllime për vdekjen e tij ka shprehur edhe i pari i Lipjanit, Imri Ahmeti.

    “Me pikëllim të thellë morëm lajmin për humbjen e parakohshme të më të dashurit tuaj Agon Zejnullahut, Kjo ngjarje e rëndë ka prekur thellë jo vetëm familjen tuaj, por edhe gjithë qytetarët e Komunës së Lipjanit. Në këto momente të dhimbshme, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Zejnullahu, të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin Agonin. Zoti e mëshiroftë!”, ka shkruar Ahmeti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark