Përçarjet brenda Lëvizjes Vetëvendosje kanë filluar të dalin edhe në publik. Një ndër figurat e partisë në pushtet Haki Abazi ka lënë të kuptohet se edhe ai ka pakënaqësi brenda subjektit, shkruan Gazeta Insajderi.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvëndosje, Haki Abazi nuk ka marrë pjesë në seancën e sotme të Kuvendit.
Ai ka thënë se kjo është hera e parë që nuk ka marrë pjesë në një seancë të Kuvendit që nga zgjedhja e tij si deputet duke përmendur disa faktorë që e kanë shtyer ta bëjë këtë veprim në këtë kohë por që nuk ka sqaruar asgjë më shumë.
“Të gjitha i kam transmetuar tek lidershipi dhe pres që të adresohen me kujdes dhe në kohë”, ka shkruar Abazi.
Por, cila mund të jetë arsyeja e pakënaqësive të Haki Abazit!?
Gjatë debatit të djeshëm në Kuvendin e Kosovës për KOSTI-n, Haki Abazit nuk i është dhënë fjala nga kryeparlamentari që vjen nga partia e njëjtë, Glauk Konjufca.
Pasi Abazi ka kërkuar fjalën, Konjucfa duke u “tall“më të i thotë “Haki je paraqit po s’po e di për çka. Haki ajo ka qenë kundër replikë nese ta ka përmend emrin tani nuk kemi më mundësi. Faleminderit” thotë Konjufca në Kuvend.
Gazeta Insajderi ju sjell videon: