E diel, ditë pushimi- Haxhi Avdyli shfrytëzon kohën e lirë për t’i lavdëruar krejt shefat e tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    E diel, ditë pushimi- Haxhi Avdyli shfrytëzon kohën e lirë për t’i lavdëruar krejt shefat e tij

    Insajderi
    08 May 2022 - 22:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti nga radhët e Listës Guxo, Haxhi Avdyli, nuk i ka kursyer lavdet për shefat e tij. Duke filluar nga presidentja Vjosa Osmani e cila është edhe themeluese e partisë, Donika Gërvallen e cila aktualisht është kryetare e “Guxo” dhe Albin Kurtit që është shef i krejt koalicionit në të cilin bënë pjesë Haxhi Avdyli.

    Përmes këtij statusi, Haxhiu e lartësoi punën e presidentes Osmani, derisa tha se “sukseset e saj do t’i lënë ish-pushtetarët në opozitë”.

    Me tej ai thotë se shumica dominuese e qytetarëve të Kosovës po ndihen krenar për sukseset e Osmanit, Kurtit e Gërvallës,

     “Eksiton edhe një pakice e qytetarëve, ish- pushtetarë apo shërbëtorë të tyre , që sukseset e Kosovës në arenën ndërkombëtare u dhembin shumë sepse e dinë që këto suksese do të thotë që ata shumë gjatë do mbesin në opozitë apo në shërbim të opozitës…”, ka shkruar ai.

    Postimi i plotë:

    Pas dhjetëra takimesh javën e kaluar me kongresmenë e senatorë e zyrtarë tjerë Amerikan, për herë të parë Kosova me Presidenten Osmani me vizitën e saj në Amerikën latine, po lobon e po na përfaqëson me dinjitet duke bërë takime të nivelit më të lartë atje.

    Te shtetet latine Kosova shumë pak ishte prezente në të kaluarën dhe këto takime do shkojnë direkt në favor të njohjes e forcimit të subjektivitetin shtetëror të Kosovës.

    Presidente Vjosa Osmani, kudo që po  prezenton po pasqyron fytyrën më të mirë të demokracisë vibrante të shtetit më të ri në Evropë.

    Shumica dominuese e qytetarëve të Kosovës e mirëpresin e ndjehen krenar me këtë përfaqësim shtetëror të Presidentes Osmani, por edhe  Kryeministrit Kurti e Ministres Gervalla në  shumë shtete njohëse e mosnjohëse.

     Eksiton edhe një pakice e qytetarëve, ish- pushtetarë apo shërbëtorë të tyre , që sukseset e Kosovës në arenën ndërkombëtare u dhembin shumë sepse e dinë që këto suksese do të thotë që ata shumë gjatë do mbesin në opozitë apo në shërbim të opozitës…


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark