×
  • Lajme
  • Insajderi

    E diele e zezë në Shqipëri, më shumë viktima nga aksidentet se nga COVID

    Insajderi
    04 January 2021 - 07:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    E diele e zezë mund të cilësohet dita e tretë e vitit në Shqipëri ku katër persona humbën jetën nga aksidentet në të gjithë vendin, duke tejkaluar kështu edhe shifrën ditore të viktimave nga COVID-19 pasi sot Shqipëria regjistroi 3 të tillë.

    Përpos katër viktimave dhe 10 të tjerë janë lënduar nga aksidentet në Lezhë, Laç, Përmet, Vlorë dhe Elbasan.

    Viktima e parë e aksidentit u shënua pranë kryqëzimit të Ishull-Shëngin në Lezhë ku një makinë me dy persona doli nga rruga duke përfunduar në një biznes anë saj dhe për pasojë drejtuesi mbeti i vdekur ndërsa pasagjeri është dërguar në spital.

    Dita e sotme ishte fatale edhe për një 62-vjeçar nga Përmeti që ishte me biçikletë në momentin kur ishte përplasur për vdekje nga një makinë e tipit “Renault”.

    Në fshatin Gjormë të Vlorës një 27-vjeçar humbi jetën pasi humbi kontrollin e makinës të cilën e drejtonte, ndërsa personi tjetër në makinë është dërguar në spital.

    Në Laç një makinë është përfshirë nga flakët duke bërë që të dy personat që gjendeshin brenda saj të përfundonin në spital.

    Ndërsa në Elbasan ndodhi një tjetër aksident i rëndë kur një fugon u përplas me një makinë ku një person humbi jetën dhe 6 të tjerë mbeten të lënduar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark