“E du Dimalin, por s’guxon t’i bëjë zë Dejonës e Mimozës” – Haki Abazi përplaset me Bashën – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “E du Dimalin, por s’guxon t’i bëjë zë Dejonës e Mimozës” – Haki Abazi përplaset me Bashën

    Insajderi
    31 January 2025 - 21:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haki Abazi, ka thënë se deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, nuk guxon me i bë zë koordinatores së kësaj partie, Dejona Mihali.

    Abazi ishte pjesë e LVV-së, por thotë se nuk e dëgjonte Mihalin e as shefen e Grupit Parlamentar, Mimoza Kusari-Lila.

    Për këtë arsye thotë se u largua. E të njëjtën, sipas tij, nuk e bën Basha.

    “Për çka po flasim këtu është standardin që është premtuar që do të jetë ndryshe në katërvjeçarin e ardhshëm. Lëvizja Vetëvendosje e ka sabotuar në momentin e fundit komisionin hetimor parlamentar për çështjen e distribucionit. Vetë LVV-ja e udhëhequr nga shefja e Grupit Parlamentar, Mimoza Kusari-Lila”.

    Unë e du Dimalin, por Dimali nuk ka guxim mi than Kusari-Lilës është gabim me sabotu komisionin e Parlamentit. Unë nuk e kisha lëshu Kusari-Lilën, ky e lëshon, e mban kryt te poshtë kur ka mbledhje Grupi Parlamentar i LVV-së. Nuk mundemi në mënyrë selektive me bë drejtësi. Drejtësia fillon prej atyre grupeve parlamentare kur ti s’guxon me bë zë kur është interesi i partisë dhe kur thotë Dejona Mihali mos fol”, u shpreh Abazi në KTV.

    Por Basha ka thënë se i ka shprehur të gjitha pakënaqësitë që ka pasur.

    …por i kemi kaluar 282 ligje dhe kjo flet për këtë punë”, deklaroi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark