×
  • Lajme
  • Insajderi

    E fitoi Shkupin, partia maqedonase feston edhe me flamurin kombëtar shqiptar

    Insajderi
    01 November 2021 - 09:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, ka filluar festën para selisë së tyre qendrore në Shkup.

    Mirëpo ajo që është kapur nga mediat, është se krahas flamurit maqedonas, në këtë festë është valvitur edhe flamuri kombëtar shqiptar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

    OBRM-PDUKM më herët shpalli fitore në Bashkinë e Shkupit, me kandidaten e pavarur që është përkrahur nga ata, Danella Arsovska, e cila përveç tyre në raundin e dytë e ka marrë edhe mbështetjen e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

    Arsovska në garë për Bashkinë e Shkupit ka qenë me kryetarin aktual Petre Shilegov, i cili ka qenë kandidat i LSDM-së.

    Theksojmë që partia maqedonase OBRM-PDUKM, në ciklet e mëparshme zgjedhore ka pasur retorikë anti-shqiptare, ndërsa tani udhëhiqet nga Hristijan Mickoski, i cili është pasardhës i Nikolla Gruevskit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark