E frikshme, me motor uji për pak vret pushuesin në Shëngjin dy ditë pas tragjedisë në Himarë (VIDEO) - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    E frikshme, me motor uji për pak vret pushuesin në Shëngjin dy ditë pas tragjedisë në Himarë (VIDEO)

    Insajderi
    04 August 2022 - 14:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një video e shpërndarë së fundmi në rrjetet sociale tregon se si një burrë i ka shpëtuar për pak vdekjes teksa një “i çmendur” bën një manovër të rrezikshme me motor uji në vendin e mbushur me pushues.

    Burri ishte duke notuar pranë bregut, ndërkohë që i afrohet një i ri me motor uji duke e kthyer atë në 180 gradë, gjë që ka rrezikuar seriozisht jetën notuesit.

    Dy ditë më parë, polici Arjan Tase, ish-shef i Komisariatit të Himarës vrau me skaf një 7-vjeçare në plazhin e Potamit pasi e futi mjetin lundrues në plazhin e mbushur me pushues. Dyushohet se skafi i Tases përdorej për trafik droge dhe e kishte në pronësi të tijën pavarësisht se me dokumente figuronte në emrin e dikujt tjetër.

    Fillimisht AMP njoftoi se do të hetohej për “vrasje nga pakujdesia”, por prokuroria e Vlorës hodhi poshtë mbrojtjen e policëve ndaj kolegut të tyre duke e akuzuar për veprën penale “vrasje me dashje”. /abcnews.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark