E FUNDIT | Dyshohet për një të infektuar me Lijën e majmunëve në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    E FUNDIT | Dyshohet për një të infektuar me Lijën e majmunëve në Kosovë

    Insajderi
    03 June 2022 - 23:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një burrë i moshës 60 vjeçare, është shtrirë në Klinikën Infektive, mbi dyshimet se është i prekur me virusin Lija e majmunëve.

    Indikacioni që ka shtyrë këtë pacient ta ndalin dhe ta izolojnë është pasi ky qytetar ka ndryshime lëkurore, skuqje, një nga simptomat e Lijës së majmunit.

    I dyshuari për virusin, aktualisht është në një gjendje të mirë shëndetësore.

    Sipas burimeve të Klan Kosovës mund të jetë edhe ndonjë lloj alergjie ngaqë qytetari kryen punë bujqësore.

    ”Pra, bëhet fjalë vetëm për një rast të dyshuar, jo të konfirmuar”, ka sqaruar gazetarja Arbreshë Uka në raportimin e saj nga Klinika Infektive.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark