E fundit: Policia zhbllokon rrugën drejt Shtërpcës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    E fundit: Policia zhbllokon rrugën drejt Shtërpcës

    Insajderi
    06 January 2023 - 23:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës e ka hequr zhbllokuar rrugën që çon në qytetin e Shtërpcës, që ishte bllokuar nga banorët lokalë, pas plagosjes së dy të rinjve nga kjo komunë.

    Në një videotë publikuar nga Klan Kosova, shihen zyrtarë policorë para disa qytetarëve në rrugë, të cilët aty kishin ndezur edhe një zjarr.

    Bllokada në rrugë ishte vendosur në fshatin Gotovushe në drejtim të Shtërpcës.

    Në lidhje me rastin e plagosjes së dy të rinjve, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se e ka arrestuar një person dhe se është konfiskuar arma me të cilin është kryer vepra.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark