"E futën me forcë në veturë", policia jep detaje për rrëmbimin e një vajze në Fushë Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “E futën me forcë në veturë”, policia jep detaje për rrëmbimin e një vajze në Fushë Kosovë

    Insajderi
    21 May 2025 - 10:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një vajzë rreth 14-vjeçare dyshohet se është rrëmbyer nga katër persona të panjohur.

    Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës tha se ngjarja është raportuar në polici rreth orës 00:45.

    “Policia ka pranuar informatën  për një rast të dyshuar rrëmbimi, të ndodhur në rrugën “Pajazit Islami” në Fushë Kosovë”.

    Sipas informatave fillestare, sipas Borovcit, një vajzë e mitur është futur me forcë në një veturë nga persona të dyshuar dhe pas rreth një ore është liruar.

    “Përgjatë incidentit në tentativë për të parandaluar rastin është lënduar lehtë edhe nëna e viktimës. Të dyja kanë pranuar tretmanin e nevojshëm mjekësor në QKUK”, ka thënë ai.

    Zëdhënësi i policisë tregon se hetuesit policor kanë identifikuar së paku një veturë që është shfrytëzuar nga të dyshuarit, ndërsa me rekomandimin e  prokurorit të shtetit ka iniciuar  një hetim në drejtim të veprave penale “Rrëmbimi” si dhe “Lëndim i lehtë trupor”

    “Policia po vazhdon intensivisht punën për ndriçimin e plotë të ngjarjes dhe inkurajon qytetarët që kanë informacione që posedojnë ndonjë informacion të dobishëm të kontaktojnë policinë përmes numrit falas 192 ose përmes aplikacionit Lajmëro Policinë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark