“E gjithkohshmja Andërr” e Donika Dabishevcit merr Çmimin për veprën më të mirë me poezi për vitin 2024 - Insajderi
×
Kulturë

“E gjithkohshmja Andërr” e Donika Dabishevcit merr Çmimin për veprën më të mirë me poezi për vitin 2024

Insajderi
20 March 2025 - 14:01
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku në një ceremoni rasti, sot ndau Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore dhe Çmimet Vjetore për Letërsinë për vitin 2024.

Poetja dhe studiuesja Donika Dabishevci, me veprën e saj “E gjithkoshmja Andërr” u vlerësua me Çmimin për veprën më të mirë në poezi, me motivacionin:

“Për memorizimin poetik të luftës në Kosovë dhe krijimin e dëshmisë artistike që kthehet në testament letrar. Poezia e këtij libri shpalos mikroperspektivën e historisë së luftës 1998-99, amplifikon zërin e viktimave civile, siç amplifikon edhe zërin e njeriut në zgrip të ekzistencës pas vitit 1999, si një thirrje për të kujtuar dhe një thirrje për të mos harruar”.

Juria që ka bërë përzgjedhjen e fituesve ishte në përbërje nga Majlinda Bregasi, kryesuese, Entela Tabaku, Blerina Rogova Gaxha, Hysen Matoshi dhe Shpëtim Selmani, anëtarë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark