Një incident me armë dyshohet se ka ndodhur në Livoq të Epërm të Gjilanit.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një qytetar nga fshati Livoq i Epërm i Gjilanit ka raportuar se teksa ka qenë duke lëvizur me veturë i është goditur vetura me katër plumba.
Për këtë rasti Policia ka nisur hetimet.
“Fsh. Livoq i Epërm, Gjilan / 11.08.2024 – 01:03. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar policinë se derisa ka qenë duke lëvizur me veturë në rrugë, nga persona dhe drejtimi i panjohur është shtënë me armë me ç’rast është goditur vetura me plumba katër herë. Njësia policore në vendin e ngjarjes ka gjetur katër gëzhoja të kalibrit të vogël. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.