E gjuan me ve gjermanja kryediplomaten Annalena Baerbock - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    E gjuan me ve gjermanja kryediplomaten Annalena Baerbock

    Insajderi
    09 May 2022 - 18:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministra e punëve e jashtme Annalena Baerbock u gjet në pozitë të palakueshme në një tubim zgjedhor derisa po shpjegonte qëndrimin e Gjermanisë rreth luftës në Ukrainë, transmeton Gazeta Metro.

    Ministrja Baergbock kishte dalë në tubim zgjedhor në Wuppertal mbështetje të kandidates Mona Neubaur nga të gjelbërit në zgjedhjet e shtetit North Rhine-Westphalia.

    Baerbock reagoi shumë qetë edhe kur po i shmangej vezëve me shkathtësi dhe vazhdoi fjalimin.

    “Mund të hidhni vezë sa të doni” tha ajo e shtoi se nuk lejon që dikush ta frikësojë, e gruas që po e gjuante ministrja e porositi se ka të drejtë në mendimin e saj, por metoda nuk është më e mira.

    Policia gjermane kishte njoftuar se ndaj gruas ishte ngritur akuzë për tentim të sulmit fizik.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark