"E godet dy herë të dëmtuarin ...". prokuroria ngrit aktakuzë për tentim vrasje dhe armëmbajtje pa leje ndaj një personi në Prizren - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “E godet dy herë të dëmtuarin …”. prokuroria ngrit aktakuzë për tentim vrasje dhe armëmbajtje pa leje ndaj një personi në Prizren

    Insajderi
    28 May 2025 - 10:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit S.K., i cili gjendet nën masën e paraburgimit nga data 18.04.2025 për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprat penale “Vrasja në tentativë” nga neni 172 lidhur me nenin 28 të KPRK-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par. 1 të KPRK-së.

    Sipas aktakuzës, me datë 18.04.20245, rreth orës 21:00 min, në Prizren, në rrugën “Xhevat Berisha”, i pandehuri S.K., pas një mosmarrëveshjeje paraprake, me dashje tenton të privoj nga jeta të dëmtuarin N.B., në atë mënyrë që pas një aksidenti që ka ndodhur me automjete dhe pas një fjalosje të shkurtër lidhur me aksidentin, i pandehuri e nxjerrë një brisk me hapje e llojit “Boker”, me gjatësi tehu 9.5 cm, dhe e godet dy herë të dëmtuarin, duke i shkaktuar dëmtime të rënda trupore, plagë prerëse dhe shpuese, të shkaktuara nga veprimi mekanik i mjetit të fortë dhe të mprehtë. Me këto veprime, i pandehuri ka kryer veprën penale “Vrasja në tentativë” sipas KPRK-së.

    Po ashtu, i pandehuri, posedon armën e ftohtë – briskun me hapje “Boker”, me gjatësi tehu 9.5 cm, pa leje valide, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm mbi posedimin e armëve të ftohta. Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark