×
  • Sport
  • Sport

    E goditi me grushte dhe çekiç – ish futbollisti italian dënohet me burgim të përjetshëm pasi vrau të dashurën

    Insajderi
    13 February 2024 - 14:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një futbollist italian është dënuar me burg pasi ka rrahur për vdekje ish-të dashurën e tij, me çekiç e shkop bejsbolli.

    Giovanni Padovani, 28 vjeç, u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e Alessandra Matteuzzi, 56 vjeçe, jashtë shtëpisë së saj në gusht 2022 në Bolonjë.

    Alessandra ishte në telefon me të motrën Stefania, e cila dëgjoi britmat e saj teksa u rrah me një çekiç, një shkop bejsbolli dhe përfundimisht një stol që Padovani kishte ngritur.

    Foto: Instagram

    Ish-qendërmbrojtësi, i cili ka luajtur për Sancataldese dhe është gjithashtu një ish-model, i ka zënë pritë Alessandras pasi ekipi i tij i tha të qëndronte larg një seance stërvitore.

    Stefania i tha një stacioni televiziv lokal: “Ajo doli nga makina e saj dhe filloi të bërtiste, “Jo Giovanni, jo, të lutem”

    “Isha në telefon. Unë menjëherë thirra [policinë] që shkoi menjëherë”.

    Pasi çifti u nda, Padovania e bombardoi me mesazhe dhe telefonata, duke e shtyrë atë ta raportonte për ndjekje.

    Patrick Sobers_MOL

    Por ai vazhdoi të sabotonte makinën e saj, shkëputi matësin dhe madje u përpoq të ngjitej në ballkonin e saj.

    Padovani u përpoq t’i tregonte gjykatës se nuk ishte në gjendje të mirë mendore në momentin e sulmit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark