Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, i njëjti e ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor, shkruan Insajderi.
Në raportin policor, bëhet me dije se polici ka pësuar lëndime nga goditjet e marra.
Si rrjedhojë, viktimë/policit i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.