“E groposi në mal”- U raportua fillimisht si i zhdukur, Prokuroria jep detaje për vrasjen në Ferizaj – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “E groposi në mal”- U raportua fillimisht si i zhdukur, Prokuroria jep detaje për vrasjen në Ferizaj

    Insajderi
    06 February 2025 - 14:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj F.L., të dyshuarit për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

    Sipas Prokurorisë, dyshohet se F.L. e ka privuar viktiminë B.V. nga jeta duke e groposur më pas në mal, me qëllim të zhdukjes së gjurmëve, shkruan Insajderi.

    “Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më datë 23.01.2025, në orët e pasdites, në malet e fshatit Manastirc të komunës së Ferizajt, i pandehuri F.L., në mënyrë mizore dhe për motive ende të panjohura ka privuar nga jeta viktimën B.V., dhe i njëjti më pas e gropos viktimën në një vend në mal, me qëllim të fshehjes dhe zhdukjes së gjurmëve dhe largohet nga vendi i ngjarjes, kurse më datë 05.02.2025 nga disa persona të fshatit Manastirc gjendet trupi i pajetë i viktimës B.V. me të cilën do të kryente veprën penale “Vrasje e rëndë” neni 173 paragrafi 1 nënparagrafi 1.4 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

    B.V. ishte lajmëruar në polici si i zhdukur nga familjarët.

    Ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit 48-orësh, deri në një vendim të ri të gjykatës. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark