×
  • Lajme
  • Lajme

    E grushtoi paradite, pronari i Hotel Regina detyron të rrahurin që të shfaqet në video kinse janë pajtuar

    Insajderi
    09 August 2024 - 20:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditën e sotme, një qytetar është dhunuar nga pronari i tre Hoteleve ‘Regina’ në Vlorë, Vasil Bedinaj. Pak orë më pas, pas reagimeve të shumta, pronari i hotelit, Vasil Bedinaj, e ka detyruar të rrahurin që të shfaqet në një video tjetër.

    Aty ai pretendon se janë pajtuar ani se videoja duket e dyshimtë. I rrahuri në asnjë moment nuk e konfirmon pajtimin, qoftë me ndonjë tundje të kokës e i njëjti nuk e flet asnjë fjalë.

    Në videon e mëposhtme mund ta shihni pretendimin e pronarit të hotel “Regina”, se është pajtuar me qytetarin të cilin e sulmoi fizikisht para disa orësh.


    Kush është Vasil Bedniaj?

    Vasil Bedinaj, është pronari i rrjetit të hoteleve e restoranteve “Regina”. Në dhjetor të vitit 2023, Bedinaj u hetua në gjendje të lirë nga policia, pasi u konstatua duke ndërtuar pa leje në në zonën e Radhimës.

    Në një obejkt me 5 kate me leje, Bedinaj po ndërtonte katin e gjashtë pa leje.

    Në vitin 2016, Vasil Bedinaj, ishte shenjestra e një atentati të dështuar me eksploziv C-4 në zonën e “Liqenit të Thatë,’ në Tiranë.

    Në vitin 2019, përmes kompanisë “Hotel Regina-Group”, Bedinaj iu drejtua Bashkisë Vlorë, prefekturës Vlorë, ministrisë së Turizimit, Ministrisë së Mbrojtjes, drejtorisë së Përgjithshme Detare, Agjencisë së Bregdetit, dhe Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, për të ngritur një stacion plazhi në Ishillin e Sazanit.

    së Përgjithshme Detare, Agjencisë së Bregdetit, dhe Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, për të ngritur një stacion plazhi në Ishullin e Sazanit.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark