'E harruan' Mbappen në stadium – Real Madridi niset pa yllin francez - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    ‘E harruan’ Mbappen në stadium – Real Madridi niset pa yllin francez

    Insajderi
    07 July 2025 - 10:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kylian Mbappe e përjetoi një situatë aspak të zakontë pas ndeshjes ndaj Borussia Dortmundit në Botërorin e Klubeve.

    “Los Blancos” e siguruan kualifikimin në gjysmëfinale të kësaj gare, ndërsa lojtarët u larguan si zakonisht nga stadiumi për të hipur në autobus dhe për t’ju drejtuar aeroportit pasi do të riktheheshin me aeroplan në Palm Beach, Miami, respektivisht në qendrën e tyre të grumbullimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Por, një ngjarje e pazakontë i ndodhi klubit mbretëror spanjoll, shkruan “Gazeta Express”.

    Madrilenët u nisën pa yllin e tyre Mbappe, i cili nuk ishte i pranishëm në autobusin e klubit.

    Më pas u kuptua se ish-futbollistit të Monacos dhe Paris Saint-Germainit iu desh gati një orë për t’u vonuar pasi iu nënshtrua një testi të antidopongut, për t’u larguar vetëm pas përfundimit të krejt procedurave nga stadiumi “MetLife”.

    Mbappe u rikthye së fundmi pasi ishte i sëmurë dhe i humbi ndeshjet e fazës së grupeve në Kupën e Botës për Klube.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark