E kaluara kriminale e Miftar Dobrajt – Pas dënimit për trafikim të armëve në SHBA, arrestohet për tentim vrasje në Pejë - Insajderi
×
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    E kaluara kriminale e Miftar Dobrajt – Pas dënimit për trafikim të armëve në SHBA, arrestohet për tentim vrasje në Pejë

    Insajderi
    14 May 2025 - 10:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Miftar Dobraj, 37-vjeçar dhe i shumëkërkuar nga Policia e Kosovës për përfshirje në një përplasje të armatosur në Pejë, është arrestuar të martën. Ai po akuzohet për veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtje të paautorizuar të armës”, njofton Gazeta Insajderi.

    Arrestimin e tij e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

    “Dy persona janë ndaluar gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit të shtetit, përkatësisht nga Departamentit i Krimeve te Renda. Njëri nga personat e ndaluar dyshohet për veprën penale “Vrasje ne tentative””, tha ai për Insajderin.

    Pas hetimeve intensive, të martën Miftar Dobraj është arrestuar dhe tek ai janë gjetur një armë pistoletë Blowfog 9mm, një karikator dhe dy fishekë. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Si ndodhi përplasja e armatosur në Pejë

    Ngjarja kishte ndodhur më 22 prill në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Pejë, ku i dyshuari Miftar Dobraj kishte shtënë me armë zjarri drejt “Manilles”, por viktima nuk kishte pësuar lëndime.

    Insajderi, bazuar në burime, kishte raportuar se gjithçka ndodhi si rezultat i një konflikti të mëhershëm mes të dyshuarit dhe viktimës.

    Gjykata Themelore në Pejë e kishte dënuar 400 euro “Manillën” për sulm fizik ndaj Dobrajt.

    Policia e kishte shpallur në kërkim

    Policia e Pejës kishte njoftuar se po e kërkon Miftar Dobrajn, një 37-vjeçar që dyshohet për vrasje në tentativë dhe mbajtje në pronësi ose posedim të paautorizuar të armëve, shkruan Insajderi.

    Kush është Miftar Dobraj dhe e kaluar e tij kriminale

    Miftar Dobraj është shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë për transport të armëve nga Kosova drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Për këtë rast, në vitin 2021, ai ishte dënuar me 7,000 euro gjobë dhe 6 vite burgim. Sipas Prokurorisë Speciale, Dobraj, së bashku me Artan Kelmendin dhe Daniell Prendrecajn, kishte vepruar si pjesë e një grupi të organizuar kriminal, të udhëhequr nga ish-vozitësi i Konsullatës së Kosovës në New York, Albert Veliu.

    /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark