“E kam babën prokuror”, shteti vihet në lëvizje për gruan që kërcënoi kalimtaren – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “E kam babën prokuror”, shteti vihet në lëvizje për gruan që kërcënoi kalimtaren

    Insajderi
    23 July 2022 - 12:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore e Prishtinës është deklaruar për videon ku një grua në Prishtinë dëgjohet duke e sharë e kërcënuar një kalimtare, të cilën për pak e goditi me veturë. E njëjta, me pretekstin se babai i saj është porokuror e kërkon të njejtën të largohet nga rruga.

    Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj, i ka thënë Gazetës Insajderi se Prokurori i Shtetit në koordinim me Policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme.

    “Rastit të cilit i referoheni, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit në koordinim të plotë me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme karshi këtij rasti”, ka thënë Ulaj për Insajderin

    Nga Policia e Kosovës ende s’janë deklaruar për rastin.

    Ndryshe, në videon e publikuar, shoferja dëgjohet duke e sharë kalimtaren, pasi kjo e fundit i kërkon që t’i kërkojë falje.

    “Po ma thirr Policinë a? Babin e kom prokuror, ta q** nanën. Ma mirë e ki me ec se po ta q** nanën”,

    dëgjohet ajo duke thënë


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark