×
  • Lajme
  • Lajme

    “E kam ditë që dytë kanë vdekë”, dëshmitari rrëfen për vrasjen e vëllait dhe mësuesit nga paramilitarët serbë

    Insajderi
    28 June 2024 - 15:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në gjykimin për krime lufte ndaj Millorad Gjokoviq, dëshmitari Ferat Morina, të premten ka rrëfyer për vrasjen e E.M. (vëllait të tij ) dhe A.G., (ish-mësuesit të tij), nga paramilitarët serbë gjatë vitit 1999.

    “Krismat e para janë ni tek Krasniqt, atëherë kam shiku tek shpija jeme, e kam pa vëllaun tim E.M., me A.G., kanë vrapu në drejtim ka shpija ku isha unë, po krismat që kanë fillu E.M., u rrëzu i pari, A.G., u rrëzu i dyti. E kam ditë që dytë janë të vdekur”, deklaroi Morina.

    Në ditën kritike më 7 maj 1999, kur ishte vrarë vëllai i tij, dëshmitari thotë se e kishte parë të akuzuarin Gjokoviq dhe me dy paramilitarë tjerë serbë nëpër tokat e tyre, raporton “Betimi për Drejtësi“.

    Dëshmitari Morina tha se të akuzuarin e kishte njohur edhe para lufte, por që nuk kishte pasur kontakte me të.

    Mbrojtësi i të akuzuarit Millorad Gjokoviq, avokati Dejan Vasiq pati kundërshtime lidhur me deklarimin e dëshmitarit Morina, pasi që sipas tij, dëshmitari po konsultohej me shkresa tërë kohën.

    “Në kuptimin që dëshmitari gjatë dëshmisë shfrytëzon materiale të gatshme, duhet t’ia dorëzojë gjykatës dhe mbrojtjes. Krijohet përshytpja që dëshmitari është i përgatitur nga ana e Prokuroisë dhe se deklarata e tij shkon në favor të Prokurorisë dhe jo në favor të së vërtetës”, tha avokati Vasiq.

    Më pas, kryetari i trupit gjykues, Valon Kurtaj, ia kërkoi dëshmitarit Morina shkresat për të bërë identifikimin dhe për t’i konstatuar në procesverbal.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark