
Asamblisti i AAK’së në Pejë, Labinot Panxha ka reaguar pas përleshjes që ka pasur me IT’në e Spitalit të Pejës, Ylli Agusholli i cili është djali i kundërshtarit politik të Panxhës, Bujar Agusholli, asamblistit të VV’së.
Derisa Prokuroria Themelore e Pejës konfirmoi se aty ka pasur rrahje pasi rasti është hapur për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, Panxha po mohon te ketë pasur sulm apo rrahje fizike.
Në sqarimin e tij, Panxha thotë se nuk ka pasur rrahje. “E kam kapur për krahu dhe e kam nxjerrë nga zyra”, thotë ai duke sqaruar se këtë veprim e ka bërë për të evituar një incident të till.
Panxha thotë se zyrtari i IT’së ka shkuar në zyren e tij me një qasje jo të mirë dhe ky i ka kërkuar që të qetësohet.
“Personi per te cilin pretendohet se une e kam sulmuar, ka ardhur ne zyren time me sjellje jo normale dhe i frustruar, arsyet nuk i di, dhe ne menyre qe ti shmangem ndonje situate jo te mire, une e kam kapur per krahu dhe e kam nxjerr nga zyra ime dhe i kam kerkuar qe te qetsohet e pastaj te vije me prindin e tij meqense te dy jane punonjes te spitalit, dhe te sqarohem per çdo gje qe ai mendon qe duhet sqaruar”, ka shkruar ai.
Tutje, sipas tij kjo skenë është bërë mediatike për ‘një grusht votash’.
Ndryshe Insajderi ka kontaktuar mbrëmë asamblistin e VV’së Bujar Agusholli i cili pretendoi se rrahaj ka ndodhur për një dokument që djali i tij nuk ka pranuar të nënshkruaj.
Reagimi i plotë i Labinot Panxhës:
Reagim rreth lajmeve me karakter tendencioz gjeja se une e paskam sulmuar fizikisht nje punonjes te IT/se ne Spitalin e Pergjithshem Peje.
E verteta eshte se une nuk e kam sulmuar dhe rrahur askend deri me sot, lajmi qe gjeja une qenkam recidivist i veprave te tilla nuk me befason aspak, nje gje e tille eshte e pritshme nga kundershtaret politik ne menyre qe ta demtojn imazhin tim, por kjo sigurisht qe do te jete e pa mundur ngase te gjithe ata qe me njohin e dijne se kush jam dhe a jam i nivelit te tille, prandaj do te jene te kota tentimet e tilla.
Personi per te cilin pretendohet se une e kam sulmuar, ka ardhur ne zyren time me sjellje jo normale dhe i frustruar, arsyet nuk i di, dhe ne menyre qe ti shmangem ndonje situate jo te mire, une e kam kapur per krahu dhe e kam nxjerr nga zyra ime dhe i kam kerkuar qe te qetsohet e pastaj te vije me prindin e tij meqense te dy jane punonjes te spitalit, dhe te sqarohem per çdo gje qe ai mendon qe duhet sqaruar.
Per te ardhur deri te e verteta e kesaj situate i ftoj mediat qe t’i marrin deklaratat tona ne Policine e Pejes dhe lehte do te vertetohet se a e kam sulmuar une personin ne fjale.
Me vjen keq per ata persona qe e kane zgjedhur rrugen e viktimizimit per nje grusht vota, ndersa sa i perkete asaj se a jam recidivist i veprave te tilla do te shihemi ne gjykate dhe aty do te deshmoni per recidivizmin tim.