
Në seancën gjyqësore ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt, të hënën ka dëshmuar mjeku ligjor Naim Uka, i cili ka kryer autopsinë e trupit të saj.
Pas tij dëshmoi edhe Jeton Binaku, pronar i një pompe benzine, ndërsa më pas para trupit gjykues foli Hasan Hasanaj, punëtor në të njëjtën pompë.
Hasanaj tregoi se kishte parë një veturë të zezë të tipit “Seat”, për të cilën tha se ishte lënë me qira dhe se çelësat ishin dorëzuar në pompë.
“Ajo veturë u ka qenë andej rrugës ku punojmë ne. Unë kam qenë në punë, çelësat i kanë lënë në pompë dhe kanë thënë se vjen e merr renti. E kam pa që Granit Plava e ka vozit atë veturën,” deklaroi ai.
Avokati i familjes Ademaj, Leotrim Syla, pyeti dëshmitarin nëse e dinte identitetin e personave që kishin marrë makinën me qira.
“Janë nga fshati Kralan, mbiemrin nuk e di saktë. Nuk e di kush është kryesori, por emrin e rentit e ka pasur Gëzim,” tha Hasanaj para gjykatës.
Lexo edhe: