“E kam penalizuar”, përplasja me Granitin e përlot Fifin - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “E kam penalizuar”, përplasja me Granitin e përlot Fifin

    Insajderi
    03 November 2021 - 21:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Orët e fundit kanë qenë të mbushura me zhvillime të reja për marrëdhënien e Granitit dhe Fifit.

    Ish-futbollisti u surprizua në spektaklin e së martës nga nëna e tij e cila i tha: Dil nga guaska, lundro lirshëm.

    Pas këtij mesazhi ishte Fifi e cila i tha Granitit se duhet të shkëpusin komunikimin me njëri-tjetrin pasi marrëdhënia po e penalizon.

    Graniti është ndjerë shumë keq pas këtij vendimi të këngëtares edhe pse e pranoi se shoqëria me të e ka ndryshur paksa. Shkëputja e marrëdhënies mes tyre ka lënë gjurmë edhe tek Fifi, e cila e mbyllur në dhomë nisi të përlotej.

    E rënduar emocionalisht ajo u shpreh me këto fjalë: I kam bërë dëm dikujt, ndihem shumë keq. E kam penalizuar.

    Këngëtaren e ngushëlloi Sabiani, i cili i tha se Graniti e simpatizon shumë dhe se shoqëria me Fifin nuk mund ta ketë penalizuar në këtë eksperiencë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark