Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka qenë i ashpër ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Kjo, pasi që Qeveria në ndarjen buxhetore për komunat për vitin e ardhshëm s’ndau asnjë cent për komunën e Skenderajt.
Për këtë Lushtaku mbiemrin e kryeministrit Kurti e shqiptoi “Kurtoviq”.
“Të jem i sinqertë edhe e kam pritur një gjë të tillë nga një kryeminsitër që është ky Kurtoviqi. Nuk e kam besuar ndoshta më herët, por të diskriminohet kështu një komunë nuk e kisha pritur asnjëherë”, ka thënë ai në ‘Pressing’ të T7.
“E kam thënë edhe më herët, por më duket bashkë i kisha thënë Miladin Popoviq këtij. Diskriminohet komuna, jo vetëm Skenderaji po çdo komunë që është diskriminuar është gabim”, ka thënë Lushtaku.