“E kam të vështirë, e kam dashur vërtetë atë vajzë”- Gjesti i shprehet Eglit për Xhenetën – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “E kam të vështirë, e kam dashur vërtetë atë vajzë”- Gjesti i shprehet Eglit për Xhenetën

    Insajderi
    16 January 2025 - 22:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Debatet sot në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” kanë qenë të forta dhe me tone të larta. Një sherr ka ndodhur mes Gjestit dhe Xumit, ku ky i fundit i përmendi këngëtarit një histori nga jashtë.

    Xumi i kujtoi Gjestit lidhjen që ai ka patur me Xheneten në Big Brother Vip Kosova.

    “Ja kanë marrë femrën sy për sy, e la me gisht në gojë…”, ka thënë Xumi, të cilit Gjesti i është kthyer: “Edhe unë ta mora ty Eglin”.

    Lidhur me këtë deklaratë të këngëtarit, banorja ka vendosur që të mos reagojë në sy të banorëve të tjerë, në mënyrë që askush mos t’a përdorë kundër tyre.

    Nga ana tjetër, Gjesti i ka kërkuar menjëherë falje Eglit, madje i ka folur hapur edhe për lidhjen e mëparshme.

    Pjesë nga biseda:

    Gjesti: As unë se kam të lehtë

    Egli: Më vjen shumë keq, por për momentin kam hall problemin tim. Për herë të parë në këtë shtëpi kam edhe hallin tim, të atyre që kam në shtëpi dhe të gjithkujt. Varja se lojë është, ma ke bërë të qartë që në fillim që është lojë. Tjetër gjë që unë shumë shpesh nuk i perceptoj të gjitha emocionet si lojë. Është faji im

    Gjesti: Egli po të them nuk e kam të lehtë, shumë e kam të vështirë.

    Egli: Do kalojë

    Gjesti: Shumë e kam zor, pasha Zotin e madh. Me më përdorë gjërat jashtë, me familje, me krejt, e me lidhje se me vërtetë e kam dashur atë vajzë. E kam të vështirë, më beso. Atë fjalë e nxora se më kupi zemra. Ndoshta ty të lëndova.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark