“E kanë dështuar KEK-un që të blejnë rrymë nga Martin Berishaj…Ne kemi plane konkrete për ndryshim”, intervistë me Xhafer Tahirin, 25-shin e LDK-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    “E kanë dështuar KEK-un që të blejnë rrymë nga Martin Berishaj…Ne kemi plane konkrete për ndryshim”, intervistë me Xhafer Tahirin, 25-shin e LDK-së

    Insajderi
    06 February 2025 - 20:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Xhafer Tahiri, që ka mbajtur edhe postin e Kryetarit të Vushtrrisë, në këto zgjedhje garon me numrin 25 në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet.

    Ai në një intervistë të gjatë dhënë Gazetës Insajderi ka ndarë përvojën e tij në politikë, drejtësi e arsim.

    Ai thotë se politikën e ka pasion, derisa pasion e profesion të parë e ka drejtësinë, si avokat e mësimdhënës në Universitet.

    Thotë se partia me të cilën garon e ka plan edhe vetingun në drejtësi, por edhe dhënien e ndihmës këtij sistemi për ta bërë efikas për qytetarët.

    “Drejtësia e vonuar, nuk ëhstë drejtësi”, thotë Tahiri derisa tregon që Qeveria e ardhshme e LDK-së do të ndajë fonde që të rritet numri i prokurorëve e gjyqtarëve dhe stafit mbështetës për ta që lëndët e qytetarëve kosovarë të përfundojnë në afate të drejta dhe që qytetarët të mos e humbasin besimin në sistemin e drejtësisë.

    Ai ka komentuar edhe refuzimin e Kryeministrit Albin Kurti për të shkuar në Prokurori, dhe thotë se ky është mesazh shumë i dëmshëm për qytetarin dhe për parimin: të gjithë të barabartë para ligjit, derisa thotë që as nuk do të mund ta imagjinonte që një Kryeministër nga radhët e LDK-së ta bënte një gjë të tillë.

    Ai ka treguar për plan-programin e LDK-së, që thotë se u hartua nga më shumë se 350 ekspertë dhe se si çdo premtim i tyre është i diskutuar në detaje dhe i bazuar në buxhet dhe është i realizueshëm.

    Arsimin, pasi që ka mbi 15 vite përvojë në mësimdhënie, thotë se do ta kenë prioritet dhe se plani i nisur në Prishtinë me mësimin tërë-ditor, do të përhapet në krejt Kosovën në mënyrë që nxënësit kosovarë ti barazoi me ata evropianë dhe se çdo shpenzim në arsim e sheh si investim për të ardhmen dhe asgjë më pak se kaq.

    Ai ka komentuar edhe aferat e Qeverisë Kurti në energji dhe shpreson që hetimet e prokurorisë në këtë drejtim do të zbulojnë shumë më shumë se aktualisht di publiku.

    Është ndalur enkas në rastin kur një kompani e propozuar nga zëvendësi i Kryeministrit Kurti, Besnik Bsilimi dështon që ta riparoi një bllok të KEK-ut dhe si rrjedhojë Kosova detyrohet që të blej energji, por për shkak të kësaj lidhjeje politike të kompanisë, e njëjta as që është paditur nga KEK-i.

    Këtu ai dyshon se ka pasur një skemë korruptive në organizuar që të dështohet qëllimisht KEK-u e që të bihet energji nga firma të lidhura me ambasadorin Martin Berishaj, tashmë e dëshmuar si personi në payrollin e GEN-Beograd.

    Për më shumë, shiko intervistën e plotë:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark