Sot Naim Murselit, Granit Plaves dhe Kushtrim Kokollajt i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve.
Sipas gjyqtares së procedurës paraprake ka prova të mirë bazuara se të lartëpëmendurit “kanë gisht” në vrasje e Liridona Ademajt.
I pranishëm në Gjykatë ishin edhe familjarët e të ndjerës, ku vëllai i saj ka treguar në detaje se si ka ndodhur rasti.
Ai ka thënë se pasi ka dëgjuar të jetë vrarë Liridona ka shkuar në Stacionin e Policisë, ku Murseli ishte duke dhënë deklaratë ndërsa nipërit e tij (fëmijët e çiftit) ishin brena.
Pos tjerash ai ka treguar se nipi i tij i vogël i ka thënë: Dajë mamin e kemi harru në kerr. Ka dalë hajni po unë nuk ia kam jep paret, ja në dorë i kam.
Leonard Ademaj ka rrëfyer në mënyrë të detajuar se si ka ndodhur ngjarja, rrëfimin e të cilit mund ta ndiqni në videon poshtë.