Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherit kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj është kapur në një moment të vështirë. Ndonëse, karriera e tij politike është mjaft e bujshme, ai nuk njihet edhe shumë në qytetet tjera, shkruan Gazeta Insajderi.
Gazetari nga Ferizaj duket se nuk e ka njohur politikanin teksa e ka ndaluar për ta pyetur për një sfidë.
Dardan Molliqaj është pyetur si një qytetar i thjesht nëse pranon të marr pjesë në lojën shpërblyese të ofruar nga emisioni N’05.
Sfida për të ishte ta thotë tabelën e shumëzimit. Por, Molliqaj refuzon të marr pjesë në këtë lojë shpërblyese.
“Ja ja s’po marr pjesë në lojë shpërblyese. S’po sfidona më mirë”, dëgjohet duke i kthyer përgjigje Molliqaj gazetarit.
Kjo video është bërë viral në Tik Tok. Madje në një editim që ka hasur Insajderi, fansat e Tik Tok-ut kanë bërë një krahasim mjaft qesharak duke përfshirë edhe Albin Kurtin e Glauk Konjufcën.
Kjo është video: