×
  • Lajme
  • Lajme

    E kërcënoi se do t’ia publikojë fotot intime, ia dha 50 mijë euro – 71 vjeçari në Prishtinë tentoi ta vrasë vetën pas shantazhit të 41 vjeçares

    Insajderi
    17 September 2024 - 10:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka arrestuar gruan e cila po kërkohej për shantazh ndaj një burri në Prishtinë. Në media janë zbuluar detaje të rastit. Bëhet fjalë për 71 vjeçar dhe një 41 vjeçar, të cilët kishin një aferë.

    71 vjeçari edhe pse i martuar ishte në një raport jashtëmartesor me 41 vjeçar, gjithçka ndryshojë kur kjo e fundit filloi ta shantazhojë.

    Viktima thuhet se ka tentuar edhe ta vrasë vetën si pasojë e shantazhit të vazhdueshëm.

    Siç raporton Sinjali, në një rasti i njëjti edhe i kishte dhenë 50 mijë euro, në mënyrë që të mos ia publikojë fotografitë që ia kishte realizuar gjatë marrëdhënies seksuale që ka pasur me të moshuarin.

    Këto fotografi ajo e shantazhonte se do t’ia dërgonte familjes së tij, fotot madje i shkuan djalit të tij.

    Kjo situatë, siç thonë të njëjtat burime e kishte rënduar viktimën, i cili para disa muajsh kishte tentuar edhe të kryejë vetëvrasje, për shkak të presionit.

    E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Gazeta Insajderi do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin…

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark