Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, më 31 korrik 2024 ka ngritur aktakuzë ndaj Erdin Rekës, i cili akuzohet se i ka dhënë para me fajde këngëtarit Afrim Muçiqi në shumën totale prej 70 mijë euro.
Në deklaratën e dhënë më 31 maj 2024 në Prokurori, thuhet se Muçiqi ka deklaruar se e ndien veten shumë të dëmtuar jo vetëm për shkak të të hollave por edhe për shkak të prishjes së imazhit. K
“Ashtu siç e kam cek në deklaratën e datës 09.11.2018, Erdinin e kam takuar ne vitin 2009-2010, e kam shok, ne mesin – fundin e vitit 2012 fillimisht ia kam kërkuar 10,000€, pastaj kam vazhduar ne fillim te vitit 2013, 10,000€ te tjera, kah fundi i vitit 2013 ka arrit shifrën 70,000€ për të cilat kam paguar kamatë 21,000€ ne muaj”, citohet të ketë deklaruar Muçiqi.
E në deklaratën e dhënë më 12 dhjetor 2019 në Prokurori, Muçiqi kishte deklaruar se pas dëshmisë në Polici, kur është takuar ballë për ballë me të akuzuarin, ai i ishte drejtuar me fjalë kërcënuese “të kotë e ke që ki dhanë deklaratë në polici sepse unë jam më i fortë se hetuesit dhe prokurorët dhe kam me ja u q* nanën tanve”. E pas kësaj thotë se i kishte reduktuar lëvizjet në zonën ku e kishte takuar./BetimipërDrejtësi
Në lidhje me këtë gazeta Insajderi e ka kontaktuar Muçiqin. Përgjigjjen e tij mund ta kuptoni nga storia në vijim.