E kishte fshehur hashashin në rroba - Kapet i burgosuri në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    E kishte fshehur hashashin në rroba – Kapet i burgosuri në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

    Insajderi
    07 April 2024 - 19:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, zyrtarët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda qendrës.

    Gjatë pranimit të të burgosurit E. D, në rrobat e tij në mënyre të komufluar u gjet një sasi e dyshuar e narkotikëve.

    Lidhur me rastin, janë ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore, si dhe është njoftuar Policia e Kosovës.

    Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndrojë duarkryq përballë këtyre dukurive negative, të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark