E kishte kanosur se do ta digjte lokalin, arrestohet i dyshuari në veri të Mitrovicës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    E kishte kanosur se do ta digjte lokalin, arrestohet i dyshuari në veri të Mitrovicës

    Insajderi
    14 May 2025 - 08:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në veri të Mitrovicës, pasi i njëjti kishte kërcënuar se do ta digjte një lokal.

    Në njoftimin e Policisë thuhet se pas marrjes së informatës për kanosje, Policia ka reaguar menjëherë.

    “Më datë 13.05.2025, rreth orës 15:20, Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri është njoftuar për një rast kanosje në një lokal në rrugën ‘Kral Petri’, Mitrovicë në afërsi të sheshit ‘Car Lazar’.

    Njësitë policore kanë reaguar menjëherë dhe kanë arrestuar të dyshuarin Z.I 36 vjeç, disa metra larg vendit të ngjarjes. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një thikë, një shishe alkooli dhe dokumentet personale të tij.

    Sipas ankuesit, i dyshuari ishte sjellë në mënyrë agresive dhe kishte kanosur se do ta digjte lokalin. Gjithashtu në bazë të deklarimeve të një dëshmitari i dyshuari ka tentuar ta pengoj thirrjen e policisë, po ashtu nga dëshmitarët është raportuar se i njëjti kishte ngacmuar disa femra në rrugën ‘Çlirimi’, për çka i është shqiptuar një tiketa në bazë të Ligjit për Prishjen e Rendit dhe Qetësisë Publike sipas ligjit, 03/L-142 Neni 5 paragrafi 2”, thuhet në njoftim.

    Policia njofton tutje se i dyshuari pasi është dërguar në stacion policor ka rezultuar nën ndikim të alkoolit (0.74 ‰).

    Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar rasti “Kanosje” i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe thika është konfiskuar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    28 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark