Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, gjeneral Rrahman Rama, ka treguar njohjen që kishte me Adem Jasharin.
Ai ka shpalosur se me të njiheshin familjarisht qysh moti.
Rama ka theksuar se për të komandanti Jashari, ishte frymëzim që të i bashkohet UÇK’së.
“Kam pas fatin që jemi njohur familjarisht me komandantin Adem Jashari, dhe një prej frymëzimeve kryesore ka qenë ai. Dhe kemi vazhdu rrugëtimin bashkërisht. Dy hallat e mija kanë qenë të martuara në atë familja, dhe halla e tyre është gruaja e agjës tem. E kom njoft prej që e kom njoft veten, e kom njoft edhe ata(Adem Jasharin)”, tha Rama në emisionin Pressing në T7.