Agjencia “Selo Tours” ka konfirmuar vdekjen e pronarit Selatin Janjeva.
Në njoftimin e lëshuar nga Agjencia theksohet se Janjeva u vra në shtëpinë e tij që gjendet në Novi Pazar, shkruan Insajderi.
“Të dashur farefis,dashamirës dhe udhëtarë me pikëllim të thellë ju informojmë që mbrëmë kompanisë sonë ju shua edhe një dritë. Mbrëmë në shtëpinë e tij që gjendet në Novi Pazar me datën 01.10.2020 në rrethana ende të pa qarta për ne është vrarë Selo (Selaki), Selatin Janjeva! Për datën e varrimit të së ndjerit ju informojmë në vazhdim”, thuhet në njoftim
Mbrëmë Radio-televizioni i Novi Pazarit, ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë, ku shihet momenti i grindjes dhe më pas i shtënave që ishin fatale për pronarin e “Selo Tours”.