E konfirmon agjenti, kaq do të qëndroj Lewandowski te Barcelona - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    E konfirmon agjenti, kaq do të qëndroj Lewandowski te Barcelona

    Insajderi
    09 March 2025 - 11:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sulmuesi polak Robert Lewandowski do të vazhdojë të jetë pjesë e Barcelonës edhe për një sezon tjetër, ka konfirmuar agjenti i tij, Pini Zahavi.

    “Lewandowski është 100% duke qëndruar te Barcelona këtë verë. Ai është i lumtur në klub”, ka deklaruar Zahavi për 365 Scores.

    Agjenti i sulmuesit 35-vjeçar shtoi se lojtari do të respektojë kontratën e tij me klubin katalanas deri në përfundim të saj.

    “Ai ka një kontratë me Barcelonën dhe do ta respektojë atë deri në fund. Sa i përket ofertave nga Arabia Saudite? Nuk kemi marrë asnjë dhe asnjë klub nuk ka kontaktuar me ne”, theksoi Zahavi.

    Me këtë konfirmim, përfundimisht i jepet fund spekulimeve mbi një largim të mundshëm të Lewandowskit këtë verë, ndërsa ai pritet të jetë një lojtar kyç për ekipin e Hansi Flick në sezonin e ardhshëm.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark