E konfirmon e ëma, Artan Lame ka vdekur: M’u shua shpresa që mu ngjall dje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    E konfirmon e ëma, Artan Lame ka vdekur: M’u shua shpresa që mu ngjall dje

    Insajderi
    23 May 2025 - 14:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zemra e Artan Lames pushoi së rrahuri përfundimisht këtë të premte pasi qëndroi në koma cerebrale, si pasojë e një operacioni të rëndë që kreu.

    Lajmin e trishtë e konfirmoi bashkëshortja Mirela dhe e ëma e tij Diana.

    “Unë jam Tani dhe do jem përgjithmonë! Të dua përjetësisht zemërbardhi im”, shkroi Mirela Lame në Facebook.

    Ndërkohë mamaja e tij, tha se ky moment i mallkuar që erdhi i shuajti atë shpresë që iu ngjall dje.

    “Shpresoja sepse më premtoi që do kthehej. “Nuk e kam mendjen te e nesërmja (që do operohej) jam mirë, jam i qetë, por po përqendrohem te Muzeu.” Edhe nga gjumi ta zgjoje për Muzeun fliste. Kur Tanin të ma sjellin këtu do t’ju bëjmë të ditur procedurat e mëtejshme”, shkroi Diana Lame në Facebook.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark